Me shtatë vota pro dhe katër kundër, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka përzgjedhur gjyqtarin e tetë kushtetues.

Ai është ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci, i cili me marrjen e dekretit nga Presidenti Republikës, do të bëhet gjyqtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese.

Beci do të ketë një mandat plotësues prej tre vitesh duke zëvendësuar gjyqtarin e shkarkuar nga vettingu, Fatmir Hoxhën.

Ndërsa zëvendësuesi i Vitore Tushës, kryetares në detyrë me mandat të përfunduar, pritet të zgjidhet në ditët në vijim.

Me emërimin nga Presidenti Ilir Meta të gjyqtarit Gentian Medja, Gjykata e Lartë u bë me 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë.

Top Channel