Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se atyre u është ndaluar hyrja në vend në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së, sipas BBC.

“Masa është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA”, thuhet në një deklaratë.

Në njoftimin e fundit për sanksionet, SHBA-ja ka vënë në shënjestër katër persona dhe një entitet.

Ata akuzohen se kanë ndihmuar në fshehjen e ngjarjeve rreth vdekjes së Sergei Magnitsky ose për lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut kundër avokatit të të drejtave të njeriut, Oyub Titiev.

Thesari i SHBA-së tha gjithashtu se po shtonte sanksionet e saj kundër presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe se kishte në shënjestër gruan e tij.

 

Top Channel