Aktivistja Edlira Ҫepani foli për “Shqipëria Live” rreth abuzimeve që po bëhen në vend me çmimet.

Ajo tha se mundësia është zero që familjet shqiptare të përballojnë krizën duke specifikuar se po bëhet një abuzim shumë i madh për shkak të luftës.

Aktivistja shtoi se protestat kanë filluar të bëhen që në tetor për rritjen e çmimeve dhe kësaj radhe mendon se do ia dalin sepse ka pasur reagime nga qytetarët.

Unë mendoj që protestat ia dalin gjithmonë, por ia dalin sepse reagimi është i rëndësishëm dhe asnjë reagim nuk shkon dëm. Kjo protestë do ketë një reagim duke qenë elementi i fundit komunikimi me vendimmarrësit e tyre”, u shpreh aktivistja.

Edlira Ҫepani ka qenë një ndër mbështetëset e protestave të fundit që po ndodhin në vend për rritjen e çmimeve.

Qytetarët kanë vendosur të pushtojnë sheshin duke u grumbulluar, me qëllim që qeveria të plotësojë kushtet.

Disa nga kërkesat e paraqitura janë ulja e çmimit të naftës, ulja e çmimeve të produkteve të shportës dhe ulja e taksave.

Top Channel