Ukrainë/ Pas bombardimit në maternitet, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen e saj

14/03/2022 08:58

Forcat ruse duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Javën e kaluar bombarduan një maternitet në Mariupol dhe për pasojë, ka vdekur një grua shtatzënë së bashku me foshnjen e saj, ende pa ardhur në jetë.

Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar nëpër botë, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi të tmerrshëm.

Ndërsa mjekët u përpoqën ta shpëtonin, gruaja po e ndjente që po humbiste fëmijën dhe bërtiti me të madhe: “Më vrisni tani”.

Mjeku Timur Marin tregoi se foshnja lindi me metodën cezariane, por nuk kishte shenja jete.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha bombardimi i spitalit ishte një krim lufte, duke shtuar:

“Është një mizori e tmerrshme; është një krim lufte, sepse sipas ligjit ndërkombëtar nuk mund të sulmosh objektet shëndetësore, spitalet.”

Pas bombardimeve, Rusia mohoi se kishte nisur sulme në një spital. Moska pretendoi se ndërtesa ishte pushtuar nga ekstremistët ukrainas dhe se asnjë pacient apo mjek nuk kishte mbetur brenda.

Top Channel