Prej 10 ditësh të bllokuar nga dëbora/ Qytetari nga Bulqiza: Kemi të sëmurë, i mbajmë në krahë 3 orë për në spital

14/03/2022 13:20

Prej 10 ditësh disa fshatra në Bulqizë kanë mbetur të bllokuar për shkak të dëborës.

Një qytetar është shprehur se kanë kërkuar ndihmë nga Bashkia e Bulqizës, por autoritetet përkatëse nuk kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve.

I mbuluar me dëborë deri në gju, ai shprehet se ka njerëz të sëmurë dhe për t’i dërguar në spital duhen mbajtur tre orë në krahë.

Prej më shumë se 10 ditësh ne si banorë të fshatit Ternovë e Madhe dhe Tërnove e Vogël ne njësinë administrative Zerqan Bashkia Bulqizë.Kemi ngelur te bllokuar,ja shihni rrugën, por deri tani nuk e kane marrë mundimint ta hapin. Jemi në mëshirë të fatit. Kemi të sëmurë dhe jemi të detyruar t’i mbajmë në krahë gati 3 orë për t’i dërguar deri tek rruga qe vjen makina”, shprehet qytetari.

Top Channel