Një gazetar i medies Fox News është plagosur jashtë Kievit, raportoi media në fjalë.

Sipas tyre ka ende shumë pak detaje për ngjarjen, por ekipet në terren po punojnë për të marrë më shumë informacion.

Raportet vijnë pasi faqja në Facebook e Prokurores së Përgjithshme të Ukrainës, Irina Venediktova, njoftoi të hënën se një gazetar britanike është plagosur rëndë në Ukrainë dhe aktualisht ndodhet në “kujdes intensiv nën mbikëqyrjen e mjekëve”.

Ky person nuk ishte në një objekt ushtarak, ku sipas zyrtarëve rusë, ata janë vazhdimisht në shënjestër. Duke mos qenë në një objekt ushtarak, ai ka pësuar lëndime të rënda”, thuhej më tej në postim.

Postimi kishte një foto të akreditimit të gazetarit ku shkruhej “Radio & TV” dhe “Fox News”.

Një ditë më parë, ish-gazetari i “New York Times” Brent Renaud u vra në Irpin të Ukrainës. Renaud u vra në qytetin Irpin të Ukrainës nga forcat ruse, ndërsa raportohet se dy gazetarë të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.

Ishte shefi i policisë së Kievit Andriy Nebitov i cili publikoi lajmin në Facebook, duke postuar mjetet e identifikimit të gazetarit si dhe fotot e rënda të trupit të pajetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA