Forcat ruse bombardojnë një pallat 9 katësh në Kiev, raportohet një i vdekur

14/03/2022 09:18

Një pallat është sulmuar nga forcat ruse në Obolon të Kievit. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës thotë se dy trupa u gjetën dhe tre persona u dërguan në spital në grevë në orën 07:40 me orën lokale të mëngjesit të sotëm.

Deri tani raportohet për një viktimë. Fotot tregojnë tymin që del nga pallati 9 katësh ndërsa zjarrfikësit përdorin shkallët për të shpëtuar banorët që mund të kenë mbetur brenda. Ndërsa banorët po tentojnë që të hyjnë në godina për të marrë gjërat që kanë brenda.

“Isha duke fjetur në shtëpi dhe u goditëm e na hodhi vala nga ana tjetër e banesës. Isha me fat që shpëtova, nuk e di sa të vdekur ka por cdo gjë e humbëm këtu. Nuk e kisha familjen këtu, nëse do ishin, do kisha një familje të vdekur”, thotë një banor i zonës për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe.

Top Channel