Meliku rrëfeu sot për “Shqipëria Live” arsyen e largimit nga Për’puthen dhe marrëdhënien e tij me Lauretën.

Në prime ai bëri sqarimin e fundit në lidhje me arsyen e largimit të tij nga Për’puthen, teksa shprehej se reagimet e fundit të Lauretës e kishin shtyrë drejt atij vendimi.

“Me pak fjalë u lodha, u lodha nga Laureta”, u shpreh Meliku.

Në takime ai tregoi se ia kalonin shumë mirë por e kaluara e saj ka ndikuar, pasi e përmendte shpesh.

Laureta ka qenë vajza për të cilën ai ishte deklaruar derisa tërhoqi deklaratën dhe u largua nga formati.

Ai tha se nuk mund të kishte një rikthim me të pas gjërave që ajo ka bërë pasi ai pretendon që ajo është tallur me të.

“Jo është tallur me mua. Më vjen keq që kam humbur kohën dhe se kam kuptuar veten time tek ajo”, u shpreh ish-konkurrenti.

I pyetur nëse ka shanse për rikthim në emision, ai u shpreh se nuk do të rikthehej pasi nuk do të kishte më kuptim.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA