U arrestuan për bllokimin e rrugës nacionale gjatë protestës, lirohen pesë të ndaluarit në Lushnjë

13/03/2022 16:05

Pesë shtetas që u arrestuan për bllokim të rrugës nacionale në Lushnjë, në protestën e dy ditëve më parë, janë lënë në gjendje të lirë këtë të diel.

Ndaj tyre është lënë në fuqi masa detyrim paraqitjeje.

Dhjetëra banorë të Lushnjës në 11 mars dolën në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës, por dhe plehrave kimikë dhe produkteve të tjera që përdorin në bujqësi.

Ata u mblodhën në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” dhe pasi thyen kordonin e krijuar nga forca të shumta policie, bllokuan për disa minuta autostradën Lushnjë-Fier.

Top Channel