Proteston Kukësi, Korça dhe Bilishti/ Në protestë edhe fermerët e Devollit e Lushnjës

13/03/2022 20:30

Banorët e Korçës dhe të Kukësit zgjodhën që të dielën të mos pushonin por të protestonin…

Fermerët e Devollit u bashkuan për t’i përçuar një mesazh kryeministrit, duke kërkuar më shumë vëmendje.

Korçarët këmbëngulin për të drejtat e tyre. Ata ngrenë zërin për të pasur një jetë më dinjitoze e jo vetëm mbijetesë, pasi pagat e tyre nuk mjaftojnë për të shtyrë muajin me rritjen e çmimeve.

Në veri të Shqipërisë, protestën e udhëhiqnin fëmijët teksa prindërit e tyre kërkonin zgjidhje të krizës.

Në Bulqizë, protestuesit pasditen e së dielës bllokuan akset Tiranë-Bulqizë dhe Bulqizë-Peshkopi.

Pasdite, protestës iu bashkuan edhe fermerët e Lushnjës me tre kërkesa: rritjen e fondit të naftës pa taksë për mekanikën bujqësore, më shumë subvencione dhe heqjen e kritereve përjashtuese.

Çmimet e drejta janë zgjidhje, thotë deputeti socialist Erion Braçe në një postim në “Instagram”, me mesazhin se beteja duhet bërë për ato:

Tani, po ti fal 20 leke per liter shpenzime operacionale te kompanise tende; PO TE FAL EDHE 10% FITIM, MADJE DHE 20% FITIM, 44 LEKE PER LITER!

PO 100 LEKE PER LITER FITIM DO?

A KA MORAL KY FITIMI YT!

A te ze gjumi kur ja merr kete nje pensionisti apo nje nevojtari cfaredo?

Ky eshte nje spekulim i madh qe ben te pasur disa e godet cdokend, tani edhe masat e drejta te qeverise!

CMIMET E DREJTA JANE ZGJIDHJA!
Beteje per to duhet bere!

Top Channel