Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të diel në një prej bizneseve në Tiranë, për të bashkëbiseduar për paketën e rezistencës sociale.

Ai u shpreh se paga e muajit prill do të jetë 32 mijë lekë, duke lehtësuar jetesën në këto kohë të vështira.

 “Kemi vendosu dje paketën e rezistencës sociale, masa për ta futur në fuqi menjëherë dhe jo për të pritur muajin qershor siç ishte parashikuar, heqjen e taksës mbi pagën deri 40 mijë lekë, të gjithë ju që e keni këtë pagë nuk do paguani më tatim fitimin. Është një 7% i ndarë mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Të gjitha paratë që do të merrni do t’i çoni në shtëpi.. Ata që janë me pagë 40 deri 50 mijë do paguajnë vetëm gjysmën e pagës. Është bërë si modë që thonë pagat në Shqipëri janë 200 mijë lekë, jo nuk janë aq. Nga muaji prill do të reflektohet rritja e  pagës në 320 mijë lekë dhe do të rritet çdo vit”, tha Rama.

“Gjysmë milioni njerëz do të marrin 30 mijë lekëshin që kompenson rritjen e çmimeve të shportës, e përllogaritur në bazë të çmimeve të mëparëshme dhe në bazë të konsumit që bëhet nga Instituti i Statistikave. Pavarësisht rritjes së çmimeve familjet t’i marrin produktet e shportës që mos t’u mungojë asnjë lek“, shtoi ai.

Rama gjatë fjalës së tij ironizoi protestat që po ndodhin në vendin tonë kundër çmimeve të larta.

I vetmi vend i NATO-s, i vetmi vend i botës që del e bën protesta, ju vini këtu me autobus, me furgon, ne jemi këtu që mos t’ju rritet çmimi i biletës”, tha Rama.

Kujtojmë se paketa e rezistencës sociale përfshin zerimin e taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj.

Paketa do të hyjë në fuqi në prill, ku 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD do ta mbajnë të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.

Top Channel