42 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 663 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve te fundit në vendin tonë.

19 raste të reja kanë rezultuar në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Durrës, nga 2 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Elbasan, Konispol, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Krujë, Kurbin, Mirditë, Kukës. Shkodër

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që në spital po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 819 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,359 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Statistika (13 Mars 2022)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 89
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 663

Testime totale 1,760,359
Raste pozitive 272,663
Raste të shëruara 268,359
Raste Aktive 819
Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 285
Fier 173
Shkodër 80
Kukës 68
Vlorë 64
Lezhë 34
Durrës 25
Korçë 24
Elbasan 23
Gjirokastër 21
Berat 19
Dibër 3

Top Channel