Ndonëse më të pakët në numër, qytetarët kanë protestuar në ditën e pestë, duke kërkuar ulje të çmimit të bukës dhe të gjithë produkteve të shportës.

Paketa e qeverisë nuk është masa e duhur thanë ata, pasi është anashkaluar pjesa tjetër e popullsisë.

Ka patur një tentative për të bllokuar fillimin e rrugës “Myslym Shyri” nga një grup i vogël të rinjsh por janë shpërndare nga policia.

Ka zgjatur dy orë protesta e kësaj të diele, ajo është zhvilluar e paqtë ndërkohë që drejtuesit e saj kanë kërkuar që të martën t’i bashkohen edhe studentët. Çdo  dite jave ata do të takohen në orën 17:00 përballë kryeministrisë, e shtuna do të jetë marshim kombëtar.

Top Channel