Udhëheqësit e Greqisë dhe Turqisë janë takuar në Stamboll pas përplasjeve të shumta kohët e fundit mbi çështjet detare, të energjisë, statusin e ishujve të Egjeut dhe migrimin.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare, si dhe pushtimin rus të Ukrainës, u shpreh një zëdhënës nga presidenca turke.
Greqia dhe Turqia janë aleatë të NATO-s, por kanë marrëdhënie të tensionuara lidhur me pretendimet konkurruese për kufijtë detarë që prekin të drejtat e eksplorimit të energjisë në Mesdheun lindor.
Që atëherë, Greqia ka nisur një program të madh modernizimi ushtarak. Zyrtarët nga të dy vendet rifilluan bisedimet eksploruese në vitin 2021 pas një pauze pesëvjeçare për të hedhur bazat për fillimin e negociatave zyrtare, por nuk kanë bërë shumë përparim.
Në takimin e së dielës, të dy liderët ranë dakord të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura “pavarësisht mosmarrëveshjeve” dhe të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe, thuhet në deklaratën turke.
“Me synimin për të nisur një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe”, tha Erdogan për Mitsotakis se beson se të dy vendet mund të bëjnë përparim në çështje si Egjeu, pakicat, lufta kundër terrorizmit dhe migracionit. Ai shtoi se fqinjët duhet të flasin rregullisht, dhe jo vetëm në kohë krize.
Top Channel