Një vatër zjarri ka rënë pranë rrugës së vjetër nacionale Lezhë-Milot.

Flakët po shpërndahen me shpejtësi në malin e Shelbuemit, për shkak të erës që favoriyon përhapjen e flakëve.

Ndërhyrja mund të bëhet vetëm nga shërbimi pyjor, pasi zjarrfikësit nuk mund të veprojnë  për shkak zjarri po ngjitet shpatit të malit.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia.

Në terren kanë shkuar edhe zjarrfikës për të penguar flakët që të shkojnë drejt lagjes Gurra të qytetit të Lezhës.

Top Channel