I shumëkërkuar si trafikant droge, ky është Samet Durmus që duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë tentoi të përdorte tranzit Shqipërinë duke u prezantuar si një ukrainas. Nën identitetin fals Rizvan Farkadinov, Durmus këmbënguli se po largohej drejt familjes së tij në Shtutgart kur në të vërtetë ndaj tij ekzisonte një urdhër arresti ndërkombëtar.

“Jam ukrainas dhe kam lindur në Kiev dhe po udhëtoj për në Gjermani”, kjo ishte fraza e turkut trafikant të prezantuar si Farkadinov dhe përpara gjykatës. Por ai u tradhtua nga gjurmët papilare.

Gjykata vlerësoi kërkesën e gjermanëve që konfirmojnë se në duart e shqiptarëve gjendet trafikanti turk Durmus, i cili rezultoi i përfshirë në trafikun e një sasie marijuane nga Barcelona në Frankfurt. Droga sipas hetimit ishte paketuar në kuti detergjentësh dhe u soll përmes kamionëve, ndërkohë që do të ndahej mes porositëve. Dyshohet se Durmus përdori enchro chat për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij për shitjen e lëndës narkotike.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokuroria e testoi të akuzuarin nëse e kishte të mundur të fliste fraza në gjhuën e nënës. Por ai u justifikua se ishte larguar në Gjermani në moshë të vogël dhe nuk dinte asnjë shprehje.

Gjermanet i thonë drejtësisë shqiptare për turkun që u vendos ektradimi i tij se ai lindi në shtetin e tyre dhe nuk është ukrainas.

Top Channel