Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë thirrje për bashkimin e Partisë Demokratike për të bërë të mundur arrritjen e fitores së synuar.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Tabaku është shprehur se nga data 9 shtator do të kërkojë një bashkim për të gjithë faktorët e Partisë Demokratike.

Ajo shtoi se rezultati që u mor në zgjedhjet e fundit lokale i dëmtoi ata por edhe pala tjetër nuk arriti asgjë, ndaj vetëm bashkë mund  t’ia dalim të jemi përballë Edi Ramës.

“Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot që kemi mirë. Kam qenë e angazhuar me komunimim mediatik, nuk kam patur mundësi të përfshihem si koleget e tjerë. U përfshiva 4 ditet e fundit. Falenderoj kolegët që votuan edhe në parlament në Komisionin Hetimor. Do të kisha dashur që pavaresisht ndasive, të kishta mbajtur qëndrim atë ditë. Ne poltikë na dallon qëndruseshmëria.

Nga 9 shtatori kam kërkuar për bashkim, kam këkruar të jemi bashkë. Rezultati që morëm në terren, na dëmtoi. Edhe pala tjeter nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashkë dhe prej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë me thanë se nga 25 prilli nuk ka patur njeri në terren nga PD. Ne nuk mund të jemi parti zyrash,” tha Tabaku.

Tabaku ka theksuar se nuk jemi në politike për karrige, por për të përfaqesuar njerëzit. Sipas saj, nëse është nevoja heq dorë edhe nga detyra si deputete sepse puna është përgjegjshmëri nuk është përpjekje për karrike individuale.

Më tej, ajo i bëri thirrje të gjithë kryetarëve që të gjejmë një mënyrë se si faktorët në PD të bashkohen dhe të ecim përpara

“Në çdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqesuar njerëzit. Unë jam gati të iki dhe nga detyra si deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si provilegj, por si përgjegjshmëri. Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, e as e Joridës, është PD në lojë. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues. Dëshira për të dalë nga këtu ku jemi ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë se si faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara,”shtoi ajo.

Gjithashtu, Tabaku ka theksuar se sot PD duhet të ishte e gjitha në protëstë, për të treguar se janë një forcë alternative qeverisësë dhe për të qenë më pranë popullit që i ka votuar për të qenë aty.  Ajo shtoi se duhet të dalin mbi vete për të nxjerrë sipër PD dhe për të qëndruar përballë Ramës.

“Besoj se ne duhet të ishim sot në protestë. Ata presin që ne të jemi përballe Edi Ramës, jo njëri-tjetrit. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tillë. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, të jemi në terren. Të jemi të thjeshtë, se jemi për herë të tretë në qeveri. Sot beteja ime është me Edi Ramën, nuk kam asnjë ambice peronale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe të nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi, duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di të them cili është mekanizmi, por di të them që ajo që ndodhi në keto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët,” përfundon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA