Një banesë është përfshirë nga flakët  në Gjirokstër. Pasditen e sotme, ka rënë zjarr në katin e dytë të një banese në lagjen 11 Janari, në Gjirokastër.

Në vendngjarje mbërritën 4 automjete të forcave zjarrfikëse dhe 11 punonjës që morën pjesë në shuarjen e zjarrit. Banesa në pronësi të Nako Ristit u përfshi nga flakët pas një shkëndije që mund të jetë shkaktuar nga soba për ngrohje. Shkaqet janë ende  duke u hetuar.

Pas verifikimeve në terren rezulton të ketë vetëm dëme materiale por jo persona të lënduar. Izolimi i flakëve në kohë ka parandaluar dëmin për banesa të tjera që gjendeshin shumë afër me banesën ku ra zjarri.

Zjarret në qytetin e Gjirokastrës janë prezente shpesh dhe të vështira për tu shuar për shkak të rrugëve të ngushta që nuk favorizojnë hyrjen e mjeteve zjarrfikëse si dhe dëmtimit masiv të hidrantëve

Top Channel