Në Për’puthen Prime të javës së kaluar, Meliku la në mes përballjen me Lauretën dhe doli nga studio. Ai është kthyer në emision dhe janë transmetuar pamjet kur shfaqet i përlotur në prapaskenë.

“Isha me nerva, nuk ndihesha mirë vetë. Nuk doja të nxirrja një fjalë më shumë. Më erdhi keq, dhe emocionet. Zgjodha të dilja sepse e njoh veten kur jam me nerva dhe nuk doja të thyeja zemrën e dikujt duke u shprehur më keq. Nuk shpresoj të kthehem më mbrapa”, u shpreh Meliku.

Ai ishte deklaruar për Lauretën, po njohja mes tyre nuk shkoi siç duhej dhe zgjodhi që t’i jepte fund.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel