Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria po përgatit “Paketën e Rezistencës Sociale” ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet, e cila po merr formë përfundimtare.

Këshilli Ministrave nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama zhvilloi paraditen e kësaj të shtune një mbledhje dedikuar situatës së çmimit të karburanteve.

Burime nga kjo mbledhje i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se është miratur në këtë mbledhje një akt normativ përmes të cilit synohet mos lejimi abuzimeve me çmimet.

Ky akt normativ është i ndarë në tre kapituj.

Top Channel mëson se në kapitullin e parë parashikohen një mori me masa monitoruese të aktivitetit të tregtimit të karburanteve.

Kapitulli i dytë parashikon një sërë hapash që do të ndërmarrin të gjitha institucionet shtetërore për të kursyet karburant dhe energji elektrike.

Ndërsa kapitulli i tretë lidhet me vijimin e angazhimit të qeverisë për të suvencionuar, blerjen e energjisë elektrike në mënyrë mos të ketë rritje çmimi për familjarët dhe biznesin e vogël.

Ky akt normativ pritet të bëhet publik pasditen e kësaj të shtune.

Sakaq Top Channel ka mundur të mësojë se cilët janë përfaqësuesit e biznesit në Bordin Kombëtar të Administrimit të Karburantit.

Me propozim të shoqatave të hidrokarburene në këtë Bord janë ulur.

Shoqërite me shumicë:

Europetrol

Kastrati

Gega oil

Shoqerite me pakice:

Olsi (Bolv Oil)

Krasniqi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA