Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzojnë aksidentalisht mjetet NATO-s në Rumani (fotot)

11/03/2022 17:43

Mes përplasjeve të ushtrisë ruse me atë ukrainase, sistemet e mbrojtjes ajrore të këtyre të fundit S-300 duket se kanë realizuar rrëzimet e para, por ato ishin aksidentalisht të së njëjtës palë luftuese.

Raportimet në fundjavë thonin se tetë ushtarakë rumunë kanë humbur jetën  pas rrëzimit të një avioni gjuajtës MiG-21 me një pilot, dhe të një helikopteri Puma IAR – me shtatë anëtarë ekuipazhi në bord, të gjithë të vrarë nga “zjarri aksidental” i baterive anti-ajrore ukrainase S-300, shkruan rrjeti Militarywatchmagazine.

Zyrtarët thanë nuk është incidenti i parë i këtij lloji që kur Rumania u përfshi në konflikt me NATO-n.

Një gjuajtës ukrainas Su-27 që po largohej nga vendi ditën e parë të nisjes së luftës u rrëzua nga një F-16 i forcave ajrore rumune, sipas raportimeve.

Mungesa e trajnimit të forcave ajrore të Ukrainës ka shkaktuar një seri aksidentesh ushtrake siç ishte rrëzimi i një gjuajtësi ukrainas Su-27 në Kiev, në ditën e parë të konfliktit nga zjarri i të njëjtës palë.

Ndoshta incidenti më i rëndë i raketave ukrainase ishte ai i rrëzimit të fluturimit civil te Siberia Airlines nga raketat S-200 në tetor 2001, ku u vranë të gjithë 78 civilët në bord.

Sistemet ruse S-300 janë të shpërndara në 15 vende dhe vijojnë të prodhohen.

Ato u krijuan fillimisht për luftë kundër aleancës së NATO-s dhe përdoren nga Algjeria, Siria e Venezuela, por dhe një numër vendesh pro-perëndimore si Ukraina, Bullgaria, Greqia e Slovakia. Turqia është anëtare e NATO-s dhe ka marra nga Rusia sistemin më të avancuar raketor S-400.

FOTO GALERI
2/3
U rrëzua një avioni gjuajtës MiG-21 me një pilot i Rumanise

Top Channel