Rama: Lufta ka ardhur në Shqipëri në faturën e çmimeve, qeveria do të administrojë tregun e naftës

11/03/2022 09:39

Lufta (në Ukrainë) ka ardhur në Shqipëri, në faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimit ne të gjitha çmimet, tha sot kryeministri Edi Rama, në një takim me furnizuesit e naftës.

“Rritja e çmimeve filloi t’i jepte shenjat e para, në gjysmën e  dyutë të vitit të shkuar në të gjikthë botën, si rezultat i një ringritjeje shumë të fuqishme ekonomike dhe një kërkese shumë më të rritur se oferta”, tha Rama.

Kjo është një luftë, jo me bomba, por ka ardhur këtu me faturën përkatëse, tha ai.

Kryeministri njofton një plan masash në fund të javës, ndërkohë që tha se qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA