Putin kërkon vullnetarë të huaj për të luftuar në Ukrainë

11/03/2022 15:48

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje vullnetarëve të huaj të luftojnë kundër forcave ukrainase.

Duke folur në një takim të Këshillit rus të Sigurisë, ai tha se ata që donin të dilnin vullnetarë për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia, duhet të lejohen, sipas BBC.

BBC tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu shtoi se në Lindjen e Mesme ishin 16,000 vullnetarë të gatshëm për të luftuar përkrah forcave të mbështetura nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë thanë se këto mund të përfshijnë sirianë të aftë në luftime, pasi Moska është një aleat i vjetër i Sirisë dhe Putin ka qenë një mbështetës kryesor i presidentit sirian Bashar al-Assad në luftën civile të vendit.

“Nëse shihni se ka këta njerëz që duan me dëshirën e tyre, jo për para, të vijnë për të ndihmuar njerëzit që jetojnë në Donbas, atëherë ne duhet t’u japim atyre atë që duan dhe t’i ndihmojmë ata të arrijnë në zonën e konfliktit”, i tha Putin ministrit të mbrojtjes, sipas BBC.

Lufta Rusi- Ukrainë ka shkaktuar shumë viktima, ku deri më tani sipas palës ukrainasve ka mbi 11 mijë ushtarë rus të vrarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA