Vijon protesta për uljen e çmimeve, ndërsa protestuesit janë zhvendosur në Rrugën e Durrësit.

Tashmë është krijuar kaos pasi është e bllokuar rethrrotullimi i Zogut të Zi, duke vështirësuar qarkullimin e makinave.

Forcat blu kanë vendosur bllokadë për protestuesit për të mos lejuar përparimin e tyre në rrugët e Tiranës.

Në ditën e tretë të protestës, në Tiranë u mblodhën dhjetëra qytetarë, të cilët qëndruan rreth 2 orë para kryeministrisë ndërsa më pas u zhvendosën në rrugën e Durrësit dhe tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi.

Ata paralajmëruan se ditën e nesërme në orën 11:00 do të jetë protesta më e madhe pasi do të vijnë edhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Ndërkohë, ditën e sotme u zhvilluan protesta edhe në qytete paralele.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA