Drejtuesit e automjeteve të shërbimit të transportit të nxënësve të shkollave private në Fier kanë nisur sot një protestë para bashkisë, pasi u është ndaluar hyrja në qytet për këtë shërbim.
Sipas drejtuesve të mjeteve të transportit të nxënësve janë mbi 100 mjete të cilët kryejnë këtë shërbim në Fier që janë licensuar dhe paguajnë taksat e bashkisë por pavarësisht kësaj, ata janë përballur prej disa ditësh me këtë vendim që nuk u jepet shpjegim nga bashkia.
Kanë vendosur tabela që nuk lejon hyrjen në qytet të furgonëve dhe minibusëve që kryejnë transportin e nxënësve të shkollave private dhe për disa ditë përveç rritjes së çmimit të naftës jemi përballur edhe me gjobat e policisë. Kemi kërkuar nga bashkia arsyen se përse nuk lejohemi të transportojmë nxënësit në shkolla, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga bashkia. Drejtuesit e këtij shërbimi janë shprehur se ditën e martë do të protestojnë dhe do të ndalin punën .
Top Channel