Disa banorë të Lushnjës këtë mëngjes kanë dalë në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës, por dhe plehrave kimikë dhe produkteve të tjera që përdorin në bujqësi.

Ata janë mbledhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” dhe pasi kanë thyer kordonin e krijuar nga forca të shumta policie, kanë bllokuar autostradën Lushnjë-Fier.

Një nga protestuesit shprehet se nuk mund t’ hedhë bimëve bujqësore plehra kimikë, pasi nuk mund të përballojë koston:

Plehrat janë trefishuar. Ureja sot është 13.00 lekë, ka qenë 4.800. Dabi dhe nitrati që duhen për të plehëruar tani tokat. Nuk i plehëron dot. Çdo gjë është rritur, nuk është vetëm nafta”.

Edhe në Korçë, Studentët e kanë nisur këtë të premte me protesta, kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës. Ata janë nisur duke marshuar nga Fakulteti i Shkencave.

Rritja e menjëhershme e çmimit të produkteve ushqimore dhe të lëndëve djegëse, prej tre ditësh ka nxjerrë qytetarët në rrugë, për të protestuar dhe për të kërkuar ndërhyrjen e qeverisë.

Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri. Çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët. Fakt është që çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare është rritur gjatë ditëve të fundit. Dhe kjo gjë, siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqipëri. Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur të sjellë ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tonë. Këtë të premte, nafta po shiten 20 lekë më lirë se një ditë më parë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA