Departamenti Amerikan i Shtetit: Nëse amerikanët shkojnë në Ukrainë rrezikojnë të kapen ose të vdesin

11/03/2022 22:09

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price gjatë një konference këtë të premte, paralajmëroi se çdo qytetar që udhëton në Ukrainë, përfshirë edhe ata që do të marrin pjesë në luftime, përballen me një rrezik shumë real të kapjes ose vdekjes.

Amerikanët thuhet se këta qytetarë do të trajtohen nga rusët si “mercenarë” ose luftëtarë të huaj, dhe mund të përballen me ndjekje penale, kapje ose vdekje nga Rusia për luftimin në emër të Ukrainës në luftë.

Price, shtoi gjithashtu se SHBA nuk do të jetë në gjendje të evakuojë qytetarët amerikanë nga Ukraina në asnjë moment.

“Qytetarët amerikanë që udhëtojnë në Ukrainë veçanërisht për të marrë pjesë dhe për të luftuar atje, ata përballen me rreziqe të konsiderueshme, duke përfshirë rrezikun shumë real të kapjes ose vdekjes. Shtetet e Bashkuara, siç e dini, nuk janë në gjendje të ofrojnë ndihmë për të evakuuar qytetarët amerikanë nga Ukraina, duke përfshirë ata amerikanë që mund të vendosin të udhëtojnë në Ukrainë për të marrë pjesë në luftën e vazhdueshme,” tha Price.

Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të ndihmojnë Ukrainën përmes ndihmës humanitare apo mënyrave të tjera, pa u përfshirë në luftë.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të mos udhëtojnë në Ukrainë për sigurinë e tyre, pavarësisht nga qëllimi themelor, ne vazhdojmë t’i inkurajojmë ata që të orientojnë energjitë e tyre drejt aktiviteteve të sigurta, konstruktive, vullnetare ose të shoqërisë civile,” tha Price.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA