‘Bjellorusia na sulmon në orët e ardhshme’. Ukraina ngre alarmin pas takimit Putin-Lukashenko

11/03/2022 20:36

Ukraina ka paralajmëruar se nuk mund të përjashtojë mundësinë që Bjellorusia t’i bashkohet pushtimit rus në orët e ardhshme.

Paralajmërimi vjen pas një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit bjellorus Alexander Lukashenko në Moskë dhe zyrtarët ukrainas paralajmëruan se trupat bjelloruse mund të urdhërohen të kalojnë kufirin të premten në mbrëmje.

“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të përfshihen në sulm më 11 mars në orën 21:00:, tha në një deklaratë Ukraina.

Zyrtarët pretenduan se Putini mund të urdhëronte që bombarduesit rusë të niseshin nga territori ukrainas për të bombarduar objektivat në Bjellorusi, duke i dhënë Lukashenkos një pretekst për të nisur një pushtim.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha se sulmi ishte një përpjekje për të “detyruar udhëheqjen aktuale të Bjellorusisë të hyjë në luftë kundër Ukrainës”.

Gjatë së premtes Rusia shtriu sulmin e saj në Ukrainë, duke sulmuar dy vende të reja, atë të Lutsk dhe Dnipro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA