Presidenti Joe Biden njoftoi të të premten se SHBA së bashku me vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të Grupit të g7 , do të ndërmarrin masa për t’i hequr Rusisë statusin e kombit më të favorizuar në tregti për shkak të luftës në Ukrainë.
Biden tha se kjo masë do ta cilësojë edhe më shumë presidentin rus Vladimir Putin si përgjegjës për agresionin e tij kundër Ukrainës.
“Secili nga vendet tona do të ndërmarrë hapa për t’i mohuar Rusisë statusin e ‘kombit më të favorizuar’. Përcaktimi i statusit të kombit më të favorizuar do të thotë se dy vende kanë rënë dakord të bëjnë tregti me njëri-tjetrin në kushtet më të mira të mundshme – tarifa të ulëta, pak barriera për tregtinë dhe importet më të larta “
Presidenti amerikan shpjegoi se çfarë do të thotë kjo lëvizje:
Në Shtetet e Bashkuara, ne e quajmë këtë marrëdhënie normale tregtare të përhershme, por është e njëjta gjë. Revokimi për Rusinë do ta bëjë më të vështirë të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara dhe ta bësh atë në unison me kombet e tjera që përbëjnë gjysmën e ekonomisë globale do të jetë një tjetër goditje dërrmuese për ekonominë ruse që tashmë po vuan shumë keq nga sanksionet tona
Ky veprim megjithatë kërkon një akt të Kongresit amerikan. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë importet e alkoolit dhe ushqimeve të detit, si vodka dhe havjari. Biden njoftoi gjithashtu se G7 do të shtojë edhe më shumë sanksionet ndaj oligarkëve rus.
“Ata mbështesin Putinin. Ata vjedhin nga populli rus dhe kërkojnë të fshehin paratë e tyre në vendet tona. Ata janë pjesë e asaj kleptokracie që ekziston në Moskë dhe ata duhet të ndajnë dhimbjen e këtyre sanksioneve”.
Duke e cilësuar Putin si agresorin, Biden tha se ai duhet të paguajë çmimin për atë që po bën .
Top Channel