Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si rezultat i një operacioni masiv të SPAK.

Anila Hoxha, gazetare e Top Channel, përmes një videoje tregon se këta janë katër nga të arrestuarit që u dërguan në policinë e Tiranës.

Ata dyshohet të jenë pjesë një grupi të strukturuar kriminal.

Të gjashtë personat u arrestuan me një vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërsa mësohet se ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se mbjellja e hashashit, shpërndarja dhe trafiku gjatë vitit 2020, ka qenë në fokus të hetimeve me përgjime dhe vëzhgime të kryera nga SPAK.

Në episode të ndryshme, këto dosje hetimore janë mbajtur nën kompetencën e prokurorive të rretheve që të mos kuptohej që grupet po hetoheshin nga SPAK.

Në total, me gjithë atë që janë arrestuar gjatë këtyre muajve llogariten 43 persona të përfshire mes tyre edhe shtetasi Fadil Dema.

SPAK jo zyrtarisht deklaron se të dyshuarit ekspozohen në përgjime mbi mënyrat si kultivonin hashash dhe trafikonin drejt Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA