Vaji, shtrenjtim abuziv/ Çmimi rritet ndjeshëm në Shqipëri dhe në Kosovë

10/03/2022 19:57

Çmimi i vajit për gatim në disa markete të Tiranës kushtonte 40 lekë më tepër. Kështu një litër vaji kapi vlerën e 300 Lekëve. Sipas Ekspertit të Ekonomisë, Klodian Muço, tregtarët po rrisin çmimet e produkteve të shportës duke u justifikuar me luftën në Ukrainë.

 Klodian Muço: “Kompanitë në momentin që vendosin të bëjnë një raport afatgjatë sidomos grosistët marin sasi për një vit radhazi që teorikisht çmimi është paracaktuar, edhe pse këto luhatjet në bursë do të reflektohen, por jo me ndryshime kaq të mëdha. Tregtarët duket sikur po përfitojnë nga situata në të cilën ndodhen. ”

Gjithashtu me 30 Lekë është janë rritur edhe çmimet e produkteve ushqimore që nuk eksportohen nga Ukrainë apo Rusia, si sheqeri dhe orizi.

 Klodian Muço: “Ka informalitet se po të jetë që mua kompania ma sjell me çmim fiks dhe unë nuk do ta ndryshojë. Çmimi i vajit është rrit , pasi është produkt importi.

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës mund të frenohet nëse Autoriteti i Konkurencës nis hetimin ndaj grositëve.

Klodian Muço: “Teorikisht duhet të ketë një autoritet që të merret me kontrollin e cmimeve , që të kontrollojë që kjo rritje me 30-40 Lek ka ardhë si pasojë e rritjes së çmimit të importit të disa produkteve, apo ka ardhur si pasojë e e abuzimit apo përfitimit që disa tregtarë kanë nga situata ekonomike. Ka një tendencë paniku dhe kjo ka çuar tregtarët që të abuzojnë me çmimet. ”

Vaji është shtrenjtuar edhe në Kosovë duke shkuar në tre euro. Këtë rritje, kryeministri Albin Kurti e quan abuzim.

Albin Kurti: “Çmimi i vajit aktualisht në Kosovë, është më i shtrenjti në botë. Bëhet fjalë për fyerje të çmimeve që bëhet nga faktori njeri e jo nga gjendja objektive. Këto çmime do të shfryhen.”

Top Channel