SPAK ka zbarkuar në Vlorë një natë më parë dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme janë arrestuar gjashtë persona.

Ata dyshohet të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Gjashtë personat janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërsa banesat e tyre. Sipas burimeve pranë policisë së Vlorës, ata janë arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Mbjellja e hashashit, shpërndarja dhe trafiku gjate vitit 2020 ka qenë në fokus të hetimeve me përgjime dhe vëzhgime të kryera nga SPAK.

Në episode të ndryshme, këto dosje hetimore janë mbajtur nën kompetencën të prokurorive të rretheve që të mos kuptohej që grupet po hetoheshin nga SPAK. Në total, me gjithë atë që janë arrestuar gjatë këtyre muajve llogariten 43 persona të përfshire mes tyre edhe shtetasi Fadil Dema.

SPAK jo zyrtarisht deklaron se të dyshuarit ekspozohen në përgjime mbi mënyrat si kultivonin hashash dhe trafikonin drejt Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA