Qindra qytetarë shkodranë kanë dalë të protestojnë këtë pasdite kundër rritjes së çmimeve.

Në shenjë proteste për naftën, ata kanë vendosur të bllokojnë qarkullimin duke fikur automjetet në qytet dhe kërkojnë reagimin e qeverisë.

Me pankarta në duar, ata kanë kërkuar edhe uljen e çmimeve të produkteve të shportës, të cilat kanë pësuar rritje në ditët e fundit.

Edhe në qytetet e tjera si në Tiranë, Durrës, Lushnje, Mirditë, Berat, Korçë dhe Prrenjas po zhvillohen protesta.

Çmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde në vend. Të mërkurën, shifra arriti në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.

Pasditen e djeshme, qytetarët u ngritën në protesta në qytetet kryesore të vendit. Në kryeqytet ishte pjesëmarrja më e madhe. Nën moton as të majtë, as të djathtë, por popull, qytetarët kërkuan nga qeveria uljen e taksave, subvencione dhe ngrirjen e çmimeve për produktet e shportës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA