Të dëgjosh të flitet rusisht në një shkollë në një vend të NATO-s, sot kur Putin ka hapur konflikt të ri në kufijtë e saj, duket një gjë e pazakontë.

Por Shqipëria ka një histori të sajën të raporteve me Moskën, deri në mes të viteve 60. Kultura ruse ndikoi në formimin e një brezi të tërë, nga gjeneralët e ushtrisë e deri tek shkrimtarët e mëdhenj. Dikur gjuha ruse mësohej si gjuhë e dytë në shkolla.

Avni Xhelili: Unë mbaj mend që në shkollën 7 vjeçare në Gramsh e kishim gjuhën ruse të detyrueshme si lëndët e tjera, matematikë, gjuhë, fizikë…

Por me largimin nga lindja drejt perëndimit, edhe rusishtja në shkollat shqipe, nisi të perëndojë. Mësuese Argita, sot është e vetmja mësuese e mbetur e gjuhës ruse, në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja.

Argita Nako: Para 6 vitesh kur unë fillova punë kishte më shumë se 250 nxënës që e kishin zgjedhur gjuhën ruse, ndërsa këtë vit janë rreth 70 nxënës që e kanë zgjedhur si gjuhë të huaj të dytë, për fat të keq nuk është zgjedhur si gjuhë e huaj e parë.

Për fat të mirë, shumica e të rinjve shqiptare sot zgjedhin te mësojnë e të flasin anglisht. Kjo ka sjellë që pas 75 vitesh në Shqipëri, gjuha ruse megjithëse nuk është hequr, është rrudhur. Sot ata që mësojnë rusisht jane te pakte. Po ashtu edhe mesuesit e tyre.

Edhe ata që e duan rusishten, kanë nuk kanë motive praktike, por emocionale.

Armando Aliaj: “Nëna ime ishte mësuese e gjuhës ruse, po ashtu edhe gjyshi dëshironte ta zgjidhja.”.

Era Kolaneci: “Gjuha ruse është e rrallë. Unë që e vogël më pëlqente ta mësoja se gjyshja ime ishte e lidhur me kulturën ruse”.

Nga vitet 50 deri në 80, situata ishte krejt tjetër. Por fillimisht nga ndërprerja e marëdhënieve me Moskën në 1965 e më pas rrëzimi i diktaturës, rrëzoi nga froni edhe gjuhën e kulturën ruse.  Rusishtja doli jashtë programeve mësimore si dhe karriera e mijëra mësuesve u ndërpre.

Avni Xhelili: “Sot kanë ngelur vetëm 4 pedagogë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe vetëm një mësues i gjuhës ruse në gjimnaz, ndërsa student nuk ka fare”.

Të mesosh rusisht sot kur Rusia flet me gjuhën e armëve, duket e pazakontë. Kultura ruse ka pasuri botërore, por…

Top Channel