Dhjetëra protestues janë mbledhur tek rrethrrotullimi i Plukut në Lushnje në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës.

Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje duke ka krijuar një varg automjetesh prej disa km.

Forca të shumta policie janë në këtë pikë dhe po negociojnë me protestuesit për hapjen e rrugës.

Pas rreth gjysmë ore protestë, ka nisur shpërndarja e protestuesve dhe qarkullimi i mjeteve.

Çmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde në vend. Të mërkurën, shifra arriti në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.

Pasditen e djeshme, qytetarët u ngritën në protesta në qytetet kryesore të vendit. Në kryeqytet ishte pjesëmarrja më e madhe. Nën moton as të majtë, as të djathtë, por popull, qytetarët kërkuan nga qeveria uljen e taksave, subvencione dhe ngrirjen e çmimeve për produktet e shportës.

Top Channel