Rritja e çmimeve/ Zheji në “Open”: Protestë anti-politike, karburantet abuzuan

10/03/2022 21:24

Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Open” foli për çështjen e rritjes së çmimit të karburantit dhe ngritjen në protestë të qytetarëve në shumë qytete të vendit.

Zheji tha se protesta ishte me thirrje antipolitike dhe e pastrukturuar. Ai shtoi se është e vërtetë që është rritur nafta e gazi në bursë, por në vendin tonë u rritën direkt, pasi edhe eksportet e marra me çmim normal, u rritën pa arsye.

Artur Zheji: Protesta ishte popullore, të gjitha përfaqësitë e mundshme, të gjitha shtresat, dhe kishte një thirrje përbashkeuese “Rama ik”. Përveç momentit ekonomik e politik, ishte dhe një thirrje antipolitike. Ky është momenti i parë, ku protesta është një vullkan, një protestë e pastrukturuar.

Jemi në fazën e ortekut, besoj që do ketë akoma rritje. Dalja sot e Ramës ishte me një frymëmarrje të shqetësuar. Është e vërtetë që është rritur nafta e gazi në bursë, por këtu u rritën direkt. Dhe eksportin që e kishin marrë me çmim normal, e rritën direkt për çmimin e bursës. Këtu duhet të futet shteti, që i thotë prit se janë akoma rezerva. Kjo e ka kapur popullsinë të papërgatitur, edhe Ramën.

Top Channel