Kreu i Konfindustrisë, Gert Buxhuku, në një lidhje me skype në emisionin “Open”, tregoi problematikat që ka sektori i karburantit në vendin tonë.
Buxhuku renditi një sërë problemesh si cilësia e dobët e karburantit e deri tek kontrabanda masive.
Gert Buxhuku: Kërkojmë ngritje të Entit Rregullator dhe ulje taksash. Se do rriste përfitimet e operatorëve në treg. Faktor tjetër shqetësues është fakti që jo më kot mbahen çmimet kaq të larta, ne kemi të dhëna të sigurta që ka kontrabandë masive.
Sa më të larta do të jenë taksat, aq më shumë do ketë evasion fiskal. Në Shqipëri ka 200 mijë tonë kontrabandë. Nëse eliminojmë evazionin fiskal, zbuten taksat dhe stabilizohet çmimi. Problemi tjetër është cilësia shumë e dobët e karburantit që përdorim ne në Shqipëri.
Top Channel