Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në rastin më të keq, mund të mos kemi naftë fare dhe qeveria nuk ka sesi të ndërhyjë.

Teksa foli për rritjen e çmimeve në një lidhje live në Facebook, kreu i qeverisë tha se kjo gjendje nuk dihet sesa do zgjasë dhe nuk duhet panik.

Ai shtoi se mund të ketë mungesë plotësisht të naftës, pasi bota është në krizë për shkak të luftës në Ukrainë.

Edi Rama: Unë i thash të mijat mbi bazën e atyre që kam dëgjuar gjatë kryere ditëve. Nuk kemi si të dëgjohemi atje përpara sepse të shahem dhe të akuzohem dhe të përballem me ulërima mbi bazë faktesh të sajuara, kjo është humbje kohë. “Dil për fjalim sa je në kohë”. Për të mbajtur një fjalim kur të dëgjohem dhe jo të mos flas. Në krahët e atyre që nuk x5 për të bllokuar rrugët dhe atyre që kanë Iphone mbi 1 mijë euro për të ndezuar dritat në pseudoprotesta,.

Edhe në Shqipëri çmimet po bien dhe do bëjmë transparencë të plotë çdo ditë. Do të hyjë qeveria në bordin kombëtar dhe askush nuk do mund të bëjë asnjë spekulim dhe asnjë qindrakë më shumë. Do jemi në fillimet e një gjëje që s’dihet si do shkojë. Gjëja më e rëndë është, nuk e them as për panik as për humbje shprese, ama kur je përballë kësaj fatkeqësie, e vërteta është ilac. Problemi më i madh mund të jetë mungesa fare e naftës. Nuk e gjejmë dot sasinë e nevojshme të energjisë. Bota është në një krizë energjitike, të cilën lufta e thelluar maksimalisht. Këtu të ardhurat arka e shtetit është në dispozicion teë njerëzve dhe të vendit.

Top Channel