Dhjetëra qytetarë në Vlorë protestuan këtë të enjte kundër rritjes së çmimit të naftës por edhe të produkteve të tjera.

Vlonjatët fikën makinat duke bllokuar për disa minuta qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Ismail Qemali”.

Protestuesit i bënë thirrje qytetarëve t’u bashkoheshin, por të parët që u përgjigjën me ankesën se çmimet janë të papërballueshme ishin disa italianë që banojnë në Vlorë.

Si mund të shpenzosh kaq shumë për benzinën kur rrogat janë kaq të vogla? 400-500 euro në muaj kur benzina kushton më shumë se në Itali. Çmenduri! Kam një javë që jam këtu. Dhe te ne është rritur por rrogat atje janë dyfish, është e përballueshme”, thotë një prej tyre.

Dhjetëra qytetarë protestuan përgjatë rrugës kryesore të qytetit të Kukësit një ndër bashkitë më të varfra në vend.

Protestuesit kërkuan uljen çmimeve dhe rritjen e pagave, për të përballuar jetesën.

Disa të rinj kanë protestuar në Shkodër me pankarta në duar, ku kundërshtonin rritjen e çmimeve të naftës dhe atyre të shportës, të rinjtë kërkuan nga qeveria lehtësira.

Pjesa më e madhe e tyre ishin anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër.

 

Top Channel