Një hetim i nisur tre vite më parë nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit u finalizua këtë të enjte me shpërndarjen e urdhër arresteve për 44 persona, të përfshirë në trafik, prodhim dhe kultivim të drogës, si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.

35 persona janë arrestuar, teksa një tjetër është në arrest shtëpie dhe një në detyrim paraqitje.

Burimet për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha thanë se personat e arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “FIVE”, janë shtetasit:

  • Denardo Dervishi
  • Fejzo Meçaj (punonjes policise SPZ, Tepelene)
  • Ervin Llana
  • Armand Koçiu
  • Servan Kerbizi
  • Xhuliano Aliu
  • Kristi Dauti
  • Sefer Dukaj
  • Fiodor Runaj
  • Hyrjet Runaj
  • Hader Runaj
  • Ardian Kastrati
  • Xhavit Filja
  • Adriatik Logli (punonjes policie prane DVP Gjirokaster)
  • Valmir Polisi
  • Fadil Demaj
  • Landi Lezi
  • Erjon Kalemi
  • Bujar Brahaj

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit e mëposhtëm, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale:

Elton Ukaj

Marjano Beta

Mikel Ziflaj

Sokol Beqiraj

Marjus Tarataraj

Aleks Meçorapaj

Abedin Llajaj

Ardit Petraj

Neritan Lamaj

Hetem Velaj

Lleonidha Koçiaj

Klodian Delaj

Kastriot Lalaj

Ertjan Pjetergjokaj

Gjatë hetimeve, SPAK ka mundur të evidentoj 13 episode kriminale të trafikimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë, qytete ku edhe u shtri operacioni i zhvilluar përgjatë të enjtes. Veprat e dyshuara kriminale janë kryer gjatë periudhës nga muaji mars deri në nëntor të vitit 2020.

Përgjatë 36 muajve hetime, SPAK arriti të provoj veprimtarin kriminale të pesë grupeve të ndryshme, për të cilët Gjykata e Posaçme firmosi 42 masa “arrest në burg”, mes tyre edhe dy efektivë policie, 1 “arrest shtëpie” dhe 1 grua nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gjatë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme rezultoi se Fejzi Meçaj, punonjës policie në Komisariatin e Tepelenës, dhe Adriatik Logli, efektiv i Policisë së Gjirokastrës, kanë konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa kanë lehtësuar punën e trafikantëve për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në veçanti, në qytetin e Vlorës, u prenë 8 urdhër-arreste, të ekzekutuara janë gjashtë prej tyre. Një prej personave të kërkuar nuk u gjet në banesë, ndërsa një tjetër rezultoi të ishte arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

Top Channel