Gazetari: Nuk vjen më miell nga Serbia, asnjë zyrtar nuk raporton rezervat tona

10/03/2022 18:22

Gazetari Mentor Kikia komentoi për “Shqipëria Live” vendimin e Serbisë për ndalimin e eksportit të miellit.

Pas një vendimi të Serbisë për ndalimin e eksporteve të produkteve bazë, vendi ynë është një ndër vendet që preket.

Gazetari tha se jemi një shtet pa rezerva, i cili deklaron që jemi në kohë krize por nuk jep detaje në lidhje me përballimin e kësaj krize.

Është një histori që ka ardhur duke e degraduar këtë vend dhe shtet në të gjitha kuptimet. Jemi një shtet pa rezerva që deklaron se jemi në luftë dhe duhet të përballemi me krizën e naftës, energjisë. Nuk jemi në luftë, lufta është shumë larg nesh edhe pse sot tregtia është globale”, tha gazetari.

Serbia e dha këtë vendim për të siguruar shtetin e tij në këtë periudhë krize.

“Askush nga zyrtaret tanë nuk është në gjendje të dalë të thotë se çfarë rezervash kemi ne për të zbutur një krizë”, shtoi më tej ai.

Top Channel