Carlo Bollino në “Open”: Fajin për krizën nuk e ka as Rama e as Basha, ka prekur të gjithë Europën

10/03/2022 22:35

Gazetari Carlo Bollino tha në “Open” se kjo krizë ekonomike nuk ka prekur vetëm vendin tonë por të gjithë Europën.

Sipas tij, kriza në “fshatin tonë” nuk është shkaktuar as nga Rama e as nga Basha. Ai shtoi se kriza e energjisë dhe karburantit po ndodh dhe në vende të fuqishme.

Carlo Bollino: Në ditën e 17 që po shkatërrohet ekonommia e të gjithë Europës, në Bruksel po flitet për krizën e energjisë dhe karburantit. Kjo nuk është një krizë që e solli as Rama, e as Basha e asnjë në këtë fshatin tonë.

Nuk është një krizë që po ndodh në fshatin tonë. Dinamika që po ndodh është e njëjta që po ndodh në të gjithë Europën. Ky debat po ndodh në çdo vend, Francë, Gjermani etj. Jam dakort që qeveria duhet të marrë masa përballë një përshkallëzimi të çmimit.

Top Channel