Banorët e fshatit Pojan protestojnë para OSHEE për mungesën e energjisë elektrike

10/03/2022 20:20

Dhjetëra banorë të fshatit Pojan të Maliqit protestojnë para zyrave te OSHEE-së shkak është bërë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të NJA  Pojan. Sipas banorëve ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara.

Vetëm pak ditë më parë rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra. Prej 7 ditësh  sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbete pa energji elektrike.

Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat sipas banorëve ka dëmtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mësohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së.

Top Channel