I ftohti dhe dëbora nuk ndaluan banorët e Bulqizës të dalin në protestë këtë pasdite, për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës.

Ata kanë bërë thirrje për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera që kanë pësuar rritje, ndërsa ka ndërhyrë edhe policia. Në video duket edhe sesi efektivët shtyjnë qytetarët të cilët po protestojnë.

Protestat po zhvillohen edhe në shumë qytete të tjera të vendit pasi, çmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde.

Të mërkurën, shifra arriti në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.

Top Channel