Anadolu Medical Center (filiali John Hopkins USA) Turqi, ka hapur Zyrën Përfaqësuese në Tiranë.

Zyra u hap më 3 mars dhe në të njëjtën ditë u mbajt një event për profesionistët mjekësorë në lidhje me promovimin e teknologjisë më të re rreth rrezatimit në onkologji dhe në neurokirurgji. Gjithashtu, zyrtarët e spitalit dhanë disa detaje rreth funksionimit të spitalit për ata pacientë të cilët do të donin të merrnin mjekim në Turqi.

Në një intervistë për www.top-channel.tv, përfaqësuesit e shprehën se:
Ms Amel GOYILDAR, DREJTUESE RAJONALE E SHËRBIMEVE NDËRKOMBËTARE
SPITALI ANADOLU– FILIAL I JOHNS HOPKINS MEDICINE

Pyetje: A mund të na flisni pak për Spitalin Anadolu Medical Center?

Anadolu Medical Center ka dy tipare kryesore: e para është se ne jemi një filial i Johns Hopkins që nga koha kur jemi hapur për herë të parë në 2005, pra që nga ajo kohë e deri më tani ne jemi filial i John Hopkins.
Njëkohësisht ne jemi një fondacion jo fitimprurës, dhe i përkasim Grupit Anadolu.
Gjithashtu kemi dhe akreditime të ndryshme. Një nga akreditimet kryesore është OECI e cila është Organizata Europiane e Institucioneve të kancerit.

Pyetje: Si mundet të komunikojnë me ju pacientët shqiptarë?
Ne marrim një numër të madh aplikimesh nga pacientët e rajonit Ballkanik. Një nga shtetet ku ne kemi pacientë është Shqipëria.Pacientet sa vjen e shtohen ndaj dhe ne menduam të hapnim një zyrë përfaqësimi në Shqipëri, në Tiranë.
Përfaqësuesja jonë zonja Merve AKINOGLU do të drejtojë zyrën tonë në Tiranë.
Pacientët thjesht duhet të sjellin dosjet e tyre mjekësore në gjuhën e tyre. Ato do të kontrollohen nga doktorët tanë në Turqi, dhe ne do të dërgojmë një opinion të dytë të aprovuar, do të përgatisim të gjithë logjistikën për pacientin duke nisur nga rezervimi i hotelit, transporti nga aeroporti në hotel.
Nga momenti që ata do të mbërrijnë, ne do të kemi përkthyes që flasin shqip në spitalin tonë, gjithashtu dhe specialistët tanë në zyrat e tyre që do të ndjekin të gjithë procesin.
Arsyeja që ne po e hapim këtë zyrë është se do të jetë shumë herë më e lehtë për pacientët tanë për të na kontaktuar dhe për të patur një komunikim direkt me njerëzit këtu në Shqipëri.

Prof. Dr. Hale Basak CAGLAR OZKOK
SHEFE E DEPARTAMENTIT TË RADIO-ONKOLOGJISË
SPITALI ANADOLU – FILIAL I JOHNS HOPKINS MEDICINE
Pyetje: Qendra Mjekësore Anadolu krenohet se është një nga spitalet më inovatorë në Turqi. Cilat janë risitë më të fundit në trajtimin e tumoreve?
Ka qenë një përparim i madh, trajtimi i kancerit kohët e fundit nëpër botë dhe spitali ynë ka siguruar gjithë teknologjinë e re sapo ato janë publikuar, pra në shekullin 21 shumica e trajtimit të kancerit varet nga trajtimi që përshtatim. Ne njohim tumoret, por njohim më mire tumorin e pacientit dhe menjëherë përshtatim trajtimin për diagnozën specifike të tumorit të pacientit.
Si e trajtojmë tumorin? Ne si fillim e përcaktojmë tumorin për të vlerësuar më pas mënyrën se si do e trajtojmë dhe duke u bazuar në këtë informacion ne nisim trajtimin ku targetojmë terapinë nëpërmjet barnave, imunoterapinë dhe radio terapinë.Unë drejtoj departamentin e radio-onkologjisë dhe kohët e fundit trajtimi I kancerit me radioterapi ka bërë shumë përparime.
Por për fat të keq radioterapia nuk mund të selektojë qelizat tumorale,ndaj ne i godasim qelizat tumorale duke rritur dozën e terapisë së rrezatimit për të përfituar sa më shumë por në të njëjtën kohë jo për të patur shumë efekte anësore që vijnë vetëm nga radioterapia që nuk mund ti përcaktojë dot qelizat tumorale. Teknologjia është implementuar shumë në radioterapi së bashku me teknologjinë inxhinierike, teknologjinë e imazherisë, teknologjinë biomjekësore ashtu si dhe inteligjenca artificiale, pra ka kaq shumë gjëra të cilat janë implementuar në radioterapi. Ne jemi duke e kryer radioterapinë duke operuar me këtë teknologji.

Prof. Dr Serdar KAHRAMAN
SHEFI I DEPARTAMENTIT TË NEUROKIRURGJISË
SPITALI ANADOLU – FILIAL I JOHNS HOPKINS MEDICINE
Pyetje: Ju jeni njëri nga mjekët më me eksperiencë në neurokirurgji. Cfarë e dallon spitalin Anadolu Medical Center nga spitalet e tjerë më në zë në Turqi dhe rajon?

Diferenca jonë më e madhe është akreditimi i Anadolu Medical Center me Universitetin Johns Hopkins dhe gjithashtu trajtimi i tumoreve në bashkëpunim me akreditimin me OECI ose e thënë gjatë Insituti i Kancerit për Europën.
Kjo nënkupton që i gjithë proçesi diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve me kancer të ndiqet në bashkëpunim me bordet e ndryshme, pra diagnostikimi dhe trajtimi i pacientit të ndiqet hap pas hapi sipas vendimit të përbashkët të ndërmarrë nga bordet e departamenteve përkatëse të lidhura me rastin.

Përveç kësaj, sidomos në neurokirurgji dhe në neuroonkologji një nga diferencat tona më të mëdha nga spitalet e tjera është fakti që ne përdorim salla ndërhyrjesh kirurgjikale të pajisura me pajisjet e teknologjisë së lartë të cilat i quajmë salla operimi Hibride.
Brenda këtyre sallave, përdorim një sistem të quajtur Neuromonitorizim, i cili monitoron valët e nervave dhe valët elektrike që dërgohen nga truri në krahë dhe këmbë përmes shtyllës kurrizore edhe gjatë ndërhyrjes tregon nëse kemi ndonjë problem apo difekt neurologjik.
Gjithashtu përdorim një sistem navigimi të quajtur neuro navigacion, i cili na mundëson të gjejmë me madhësi milimetrike, zona specifike në tru ose në shpinë.

Përdorimi i mikroskopit me filtra fluoreshente na mundëson të diferencojmë indet normale të trurit dhe shtyllës kurrizore nga indet malinje ( që kanë tumor në këto zona).
Ne përdorim dhe neuroendoskopinë, sistem ky që na mundëson të aksesojmë ndërhyrjet kirurgjikale invazive minimaliste që kryhen vetëm me kamera si në shpinë ashtu edhe në tru.
Përpos këtyre ajo çka na diferencon më shumë nga spitalet e tjera është të paturit një department patologjie falë të cilit mund të marrim të dhëna direkte për gradën e kancerit në indin kancerogjen gjatë kryerjes së ndërhyrjes.
Për këto arsye, avantazhi ynë kryesor është krijimi i sa më pak komplikacioneve për pacientët që trajtohen në sallat tona hibride të ndërhyrjeve duke u siguruar rezultate më të shpejta e më të sigurta.

Merve AKINOGLU
PËRFAQËSUESE E ZYRËS SË SHQIPËRISË
SPITALI ANADOLU – FILIAL I JOHNS HOPKINS MEDICINE
Zyra jonë përfaqësuese e Anadolu Medical Center për Zonën e Ballkanit në Tiranë ka nisur tashmë të ofrojë shërbimet e saj. Jemi këtu për t’i ofruar çdo pacienti trajtimet me protokollet dhe teknologjitë më të reja dhe për t’u rikthyer atyre shëndetin.

Qendra Mjekësore Anadolu është një spital i avancuar, me shumë specialitete, kujdesi të shpejtë me një klinikë ambulatore në zemër të Stambollit. Është themeluar nga fondacioni Anadolu në vitin 2005 dhe ka dy karakteristika kryesore: statusin e tij jofitimprurës dhe është filial i Johns Hopkins Medicine në SHBA.

Lidhja e qendrës me John Hopkins Medicine në SHBA e pozicionon atë në të njëjtin nivel me të gjitha spitalet më të mira botërore. Kjo lidhje mundëson një akses të vazhdueshëm me risitë më të fundit, ekspertizën e pakrahasueshme dhe teknologjinë e avancuar. Kjo lidhje i jep stafit të saj mundësinë për të përmirësuar vazhdimisht aftësitë, njohuritë dhe trajnimin e tyre për të siguruar kujdes të jashtëzakonshëm dhe ekspertizë të nivelit të lartë.

Qendra Mjekësore Anadolu është një institut që ka marrë çmim nga ESMO (Shoqëria Europiane e Onkologjisë, European Society of Medical Oncology) si një nga pak qendra në Europë dhe është spitali i vetëm në Turqi i akredituar nga OECI (Organizata Europiane e Instituteve të Kancerit). Qendra ofron përsosmëri në onkologji (onkologji mjekësore, onkologji pediatrike, 17 vjet eksperiencë me Cyberknife në radiokirurgji dhe IMRT, teknologji të avancuar në transplantin e palcës kockore duke arritur në 2,850 transplante nga 2010-2021), shërbime kardiovaskulare, mjekësi bërthamore (PET-CT Skaner, trajtim lodine), IVF (laborator embriologjik i teknologjisë së lartë, teste PGD, përqindje të larta suksesi) dhe specialitete ndërhyrjesh kirurgjikale (neurokirurgji, obstetrike dhe gjinekologji, urologji dhe ortopedi). Departamenti i rrezatimit onkologjik ka rinovuar të gjitha platformat në vitin 2018 dhe aktualisht është i pajisur me Cyberknife M6, Varian Edge dhe Radixact Tomotherapy (i pari në Turqi dhe rajon)

Për të marrë informacione më tej ndaj spitalit dhe për të aplikuar për opinionet e dyta të mjekëve tanë mund të na kontaktoni në numrin kontaktues më poshtë:
www.anadolumedicalcenter.al
Zyra përfaqësuese në Tiranë-Shqipëri
Numri kontaktues i zyrës: +355 68 563 6468

FOTO GALERI
1/3

Top Channel