30-vjetori i marrëdhënieve Slloveni-Shqipëri/ Ekspozita Monumenta u kushtohet gjurmëve kulturore të arbërve

10/03/2022 19:49

Ekspozita Monumenta Albanica Justinopolitana rreth qytetit të Koper-Capodistria-s në Slloveni, që do të thotë kreu i Istrës, me familjet më të famshme fisnike shqiptare të pranishme në qytet prej themelimit, nën perandorin ilir Justini i Madh, i dinastisë Justinian në 524 pas Krishtit nga e cila ka marrë emrin Justinopolis, është arsyeja më fisnike e përkujtimit të 30-vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Peter Štoka: Kam zbuluar që familja Bruti vjen nga Shqipëri. Dhe nga kjo familje dhe vjen dhe peshkopi  Agustino Bruti, i cili ishte dhe pasardhësi I kësaj familjeje. Familjet më të rëndësishme shqiptare janë Albaneze, Albani dhe Bruni, që i përkasin shekullit të 13. Pastaj filloi pushtimi osman dhe shumë familje të tjera u zhvendosën nga Shqipëria në qytetin tim në Koper, që ka qenë Istria dhe këtu fillon historia e Istrias.

Kjo ekspozitë u kushtohet gjurmëve kulturore dhe pranisë së arbërve në qytetin e Koperit, të themeluar me emrin Justinanpolis, për nder të Perandor Justinianit. Kështu, në Koper u vendos familja fisnike Dukagjini, njëra nga familjet që la gjurmë të dallueshme në gjithë historinë e rajonit. Ndërkaq familja e njohur Bruti-Bruni nga Ulqini arriti të qeveriste në Koper dhe pjesëtarët e saj u bënë edhe flamurmbajtës të anijes së Papës në betejën e Lepantos më 1571.

Peter Štoka: Për mua ajo që është më e rëndësishmja është Kushtetuta e qytetit të Koperit, e cila u shkrua në Venecia në vitin 1668, nga Anonio Bruni. Antonio Bruni i përkiste familjeve fisnike nga Shkodra.

Dorian Koci: Në damarët e familjes Bruti, dikur zotër të Durrësit, Lezhës dhe Ulqinit, u ngritën si feniksi nga hiri në Koper, ndërtues të absidës së Katedrales dhe të të shquarit Palazzo Bruti, në selinë e sotme të Bibliotekës Qendrore, rrjedh gjaku i të famshmit Skënderbe, mbrojtës dhe krijues i bashkimit kombëtar shqiptar.

 

 

Top Channel