‘Shqipëria Live’/ Thellimet e hetimeve për ish-zv. kryeministren Balluku, juristi zbërthen procedurën: Më gjasë SPAK do të dalë me një kërkesë të re, do shkohet drejt një mase
Tre qytetarë nga Vlora dhe Saranda janë vënën në hetim për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin D. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi u konstatua duke ndërtuar në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Një 37-vjeçar banues në Sarandë, me iniciale E. A., u procedua penalisht për veprën penale “Shkatërrimi pronës”, pas kallëzimit të shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë, se ai i ka dëmtuar gomat e makinës.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, procedeuan penalisht edhe shtetasin A. G., 38 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel