Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për anëtarësim në NATO.
“Sot drejtova takimin e parë të grupit punues, i ngritur nga Qeveria e Kosovës për anëtarësim në NATO”, ka shkruar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.
Qeveria e Kosovës sot ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Grupi Punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO ka këtë përbërje:
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Kryesuese; Ministri i Mbrojtjes – Anëtar; Ministri i Punëve të Brendshme – Anëtar; Ministrja e Drejtësisë – Anëtare; Një Përfaqësues/e i/e lartë nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës – Anëtar/e; Një përfaqësues/e i/e lartë nga Zyra e Kryeministrit – Anëtar/e; Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel – Anëtar; Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Anëtar.
Ky grup ka si qëllim të intensifikojë punën për procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, duke synuar përfshirjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në Partneritetin për Paqe (PfP), anëtarësimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në ShBA-Kartën e Adriatiku (A5); si dhe duke avancuar praninë e Kosovës në organizata dhe mekanizma tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë dhe mbrojtjes si mekanizma komplementar dhe përkrahës të synimit për anëtarësim në NATO.
Top Channel