Çmimet, nisin protestat/ Grumbullime në Tiranë dhe disa qytete, thirrje qeverisë: Hiqni taksat
09/03/2022 19:33
Çmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde në vend duke arritur të mërkurën në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.
Qytetarët janë ngritur në protesta në qytetet kryesore të vendit. Në kryeqytet ishte pjesëmarrja më e madhe. Nën moton as të majtë, as të djathtë, por popull, qytetarët kërkojnë nga qeveria uljen e taksave, subvencione dhe ngrirjen e çmimeve për produktet e shportës
Në Durrës, njerëzit kanë reaguar gjithashtu. Ata madje bllokuan edhe rrugët kryesore të qytetit me makina në shenjë proteste.
Edhe në Shkodër kamionistët janë ngritur në protestë duke bllokuar për disa orë Urën e Baçallëkut.
Top Channel