16/11 08:15
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikanë ka thënë se qyteti i Mariupol në jug të Ukrainës, tashmë është izoluar nga forcat ruse.
Prej disa ditësh banorëve të Mariupolit u është ndërprerë uji dhe energjia elektrike.
Sipas zyrtarit, forcat ruse nuk kanë hyrë ende në Mykolaiv, një qytet kyç që mund të përdoret si pjesë e një sulmi të koordinuar kundër qytetit të Odessa, megjithëse ka pasur një rritje të bombardimeve dhe granatimeve të Mykolaiv.
Forcat ruse janë ende duke u përpjekur të avancojnë në qytetet Kharkiv dhe Chernihiv, por janë duke u përballur me rezistencën ukrainase.
Top Channel